Sekretari i MTI-së mohon se ka kërcënuar ministrin Krasniqi

Sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci ka mohuar se ka kërcënuar ministrin e kësaj ministrie Vesel Krasniqi.

Rreci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ministri është duke shikuar t’i arsyetojë vendimet e tij të kundërligjshme.

“Tash këqyr me i arsyetua vendimet e veta të kundërligjshme. Nuk është e vërtetë që e kam kërcënuar, ai sot thotë kështu pyetni përse nuk ka treguar më herët por sot”, ka thënë Rreci.

Ai ka shtuar se e gjithë kjo është një inskenim.

“E kanë bërë një inskenim kishe është thyer një xham poshtë. Nivel i ultë i një ministri”, u shpreh Rreci.

Tutje ai ka sqaruar se me vendim të Gjykatës ai vazhdon të jetë sekretar i MTI-së, kurse siç thotë ai “me letra të ministrit nuk jam sepse ai lëshon vendime të kundërligjshme”.

Ministri Vesel Krasniqi kërcënohet nga ish sekretari i MTI-së

Ndryshe ministri Vesel Krasniqi sot ka thënë për Telegrafin se është kërcënuar me jetë nga ish-sekretari Burim Rreci dhe se rastin e ka paraqitur në polici. /Telegrafi/