Sekretari i Shtetit të Vatikanit të dielën viziton Prishtinën dhe Prizrenin

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, do të qëndrojë të dielën në Kosovë. Kjo është vizita e parë e nivelit të lartë të Vatikanit në Kosovë, ka bërë të ditur zv/kryeministri Enver Hoxhaj.

“Kjo vizitë, e para e nivelit të lartë, flet për afrimin e marrëdhënieve të Kosovës me Selinë e Shenjtë në aspektin bilateral dhe atë shoqëror”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Edhe pse Vatikani ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Hoxhaj ka shtuar se ky shtet ka qenë gjithmonë përkrahës i pavarësisë së Kosovës, ndërsa në këtë fazë finale të shtetndërtimit është e domosdoshme që marrëdhëniet me Vatikanin të lëvizin drejt njohjes.

Po ashtu, zv/kryeministri Hoxhaj ka njoftuar se Sekretari i Shtetit të Vatikanit do të marr pjesë në meshën e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe në Katedralen “Zonja Ndihmëtare” në Prizren.