Sekretari Pompeo mirëpret veprimin e Kosovës

Sekretari amerikan, Mike Pompeo ka mirëpritur veprimin e Kosovës për futjen e organizatës Hezbollah në listën e organizatave terroriste.

Pompeo ka kërkuar që ky veprim i Kosovës të pasohet edhe nga shtetet tjera.

Postimi i Pompeos në Twitter:

ShBA mirëpret njohjen e Hezbollahut nga Kosova si një organizatë terroriste. Me mbështetjen e Iranit, Hezbollahu vazhdon të planifikojë sulme në Evropë dhe në mbarë botën. Ne i bëjmë thirrje të tjerëve t’i bashkangjiten Kosovës dhe ta ndalojnë këtë grup terrorist nga financimi i operacioneve të tij të përgjakshme.