Sekuestrohen mbi 21 mijë euro në Prizren

Të hënën rreth orës 18:00 janë arrestuar katër persona në Prizren për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar para 10.700 euro dhe gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar përkohësisht edhe 11.500 euro para të gatshme, një shkop bejsbolli dhe katër telefona, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.