Selmanaj: Ekipi Turistik nuk mund të bëhet asesi Delegacion Shtetëror

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj vendimin të Gjykatës Kushtetuese e cila ka shpallur antikushtetuese legjislacionin mbi të cilin ishte themeluar Delegacioni Shtetëror i bashkëkryesuar nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Selmanaj, duke e përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është shprehur se “Ekipi Turistik nuk mund të bëhet asesi Delegacion Shtetëror”.

“Për vendime shtetërore duhen burrështetas. Shteti nuk bëhet me aventurier!” ka shkruar Selmanaj në postimin tij në rrjete sociale.