Selmanaj reagon pas aksionit policor në Karaçevë

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selmanaj ka reaguar pas aksionit të sontëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj foli për shtetin ligjor.

“Shtet ligjor – s’ka tjetër!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka njoftuar se nga aksioni i sotëm në Karaçevë, Prishtinë dhe Kamenicë, janë arrestuar 33 persona, ku 12 prej tyre janë zyrtarë policorë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale./lajme365.com