Selmanaj uron Çunin

Kandidati për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren, njëkohësisht deputeti i kësaj partie, Driton Selmanaj, ka uruar për fitore rivalin e tij, deputetin tjetër të LDK-së, Antoni Çunin.

Selmanaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjete sociale i ka uruar suksese Anton Çunit dhe ka vënë veten në dispozicion të LDK-së.

“Nga fitorja e madhe që u kurorëzua i gjithē procesi, kultura demokratike e anëtarësisë, gara fer dhe korrekte mes nesh, nxjerrë përfundimin që ky proces nuk nxori humbës, por fitues jemi të gjithë.” ka deklaruar Driton Selmnaj.

Ky është postimi i plotë i deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj:

Të nderuar anëtarë e simpatizantë të Degës së LDK-së në Prizren,

Pas një periudhe dy mujore mbrëmë i përfunduam zgjedhjet e brendshme në degën e LDK-së në Prizren. Gjatë kësaj periudhe kam takuar dhe biseduar me qindra aktivistë të LDK-së, të cilët e them me bindje më bënë krenar që jam pjesë e juaja.

E rëndësishme është se i gjithë ky proces zgjedhor u karakterizua me një atmosferë të qetë, demokratike dhe mjaft kompetitive mes meje dhe kolegut tim të nderuar Anton Quni.
Normalisht në fund gara e nxjerrë vetëm një fitues dhe Delegatët vendosën që besimin tia japin konkurentit tim z. Quni.

Nga fitorja e madhe që u kurorëzua i gjithē procesi, kultura demokratike e anëtarësisë, gara fer dhe korrekte mes nesh, nxjerrë përfundimin që ky proces nuk nxori humbës, por fitues jemi të gjithë.

Z. Quni i uroj suksese dhe gjitha të mirat në udhëheqjen e Degës së LDK-së në Prizren. Unë në kapacitetin tim do jem në dispozicion të LDK-së kudo dhe kurdo që kërkohet nga unë.

Suksese dhe na priftë e mbara!