Serbët shpalosin një flamur 250 metra të gjatë në Mitrovicë (VIDEO)

Një flamur serb i gjatë 250 metra është shpalosur sot në Mitrovicën e Veriut, shkruan Paparaci.

Drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka postuar një fotografi të këtij flamuri në rrjetin social në Facebook.

“Trengjyrëshi serb 250 metra i gjatë sonte në qendër të Mitrovicës! Rroftë Serbia”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, që mediumi serb në veri të vendit Kosovo Online ka publikuar një video nga ku dëgjohet kënga ‘Nga Kosova dëgjohet një bori serbe’ si dhe duartrokitjet e qytetarëve.

Sipas Kosovo Online ky flamur u vendos për fillimin e Vitit të Ri ortodoks.