Serbia nis vaksinimin, Bërnabiq merr dozën e parë

Sot ka nisur fushata e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit me vaksinën e Pfizer dhe Biontech në Serbi. Kryeministrja serbe, Ana Brnabic ishte e para që mori dozën e parë të vaksinës në institutin Torlak, me qëllim promovimin e besimit publik tek siguria dhe efikasiteti i vaksinës, siç bëri të ditur qeveria serbe.

Më pas, në vendin e saj u ulën një pjesëtare e shtabit të krizës dhe një ministër i qeverisë serbe. Serbia ka siguruar rreth 5000 dozatë vaksinës së krijuar nga Pfizer/BioNTech më 22 dhjetor.

Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka thënë se dozat e para do t’i marrin të moshuarit në qendrat e kujdesit afatgjatë. “Është e rëndësishme që të mbrojmë këta njerëz. Më shumë se 80% e personave që kanë vdekur nga ky virus i tmerrshëm janë të moshuar dhe ata janë më të rrezikuarit”, tha presidenti serb.

Mirsad Djerlek, sekretar shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, tha për Radion “Evropa e Lirë”, se me dozat tjera të vaksinës, që pritet të arrijnë në javët e ardhshme, do të vaksinohen punonjësit e shëndetësisë. Ai ka thënë se 80000 doza duhet të mbërrijnë në Serbi çdo muaj, mjaftueshëm për vaksinimin e 40000 personave. Pritet që shteti të përdorë edhe vaksinën Sputnik të prodhuar në Rusi dhe Sinopharm të Kinës, për të siguruar më shumë doza për popullsinë prej 7 milionë banorësh. Autoritetet serbekanë regjistruar deri më tani më shumë se 300,000  të infektuar dhe 2,800 viktima si pasojë esëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi./express