Serbia vazhdon me fushatë të egër kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol

Fushata e egër e Serbisë kundër Kosovës nuk ka të ndalur dhe këtë më së miri e dëshmon deklarata e fundit e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, që ka bërë të ditur se do të vazhdojnë të luftojnë fuqishëm kundër pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare siç është edhe rasti i Interpolit.

Në një postim në Twitter, Stefanoviq ka shkruar se: “Po fillon faza e fundit e luftës tonë! Do të japim gjithçka nga vetja që Kosova të mos realizojë synimet e saj. Do të luftojmë deri në sekondën e fundit të votimit”, transmeton Telegrafi.

Небојша Стефановић

@NesaStefanovic

The final stage of our fight is about to begin! We’ll spare no effort to ensure that the so-called Kosovo fails to turn its intentions into reality. We’ll fight until the last second of voting. 

View image on Twitter
1,139 people are talking about this

Në anën tjetër delegacioni i Serbisë ka njoftuar se nga nesër do të fillojnë me aktivitete intensive diplomatike në Santiago të Kilit, që edhe këtë vit të parandalojnë pranimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë e njohur ndryshe si Interpol.

Kujtojmë që kohë më parë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pati deklaruar se në rast se Kosova arrin të anëtarësohet në Interpol, ai do të jap dorëheqje nga posti që ai e ushtron në qeverinë e Aleksandar Vuçiqit. /Telegrafi/