Serie A mund të hap pjesërisht stadiumet

Derisa pandemia e coronavirusit në Itali po shkon duke u lehtësuar, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka propozuar rihapjen e pjesërishme të stadiumeve në Serie A.

Futbolli italian do të kthehet në qershor, fillimisht me Coppa Italia (nga 13 qershori) dhe pastaj kampionati (nga 20 qershori), por me dyer të mbyllura.

Në të njëjtën kohë, teatrot, kinematë dhe koncertet në ambiente të hapura do të fillojnë të kthehen ngadalë. Për këtë arsye është duke u kërkuar që edhe stadiumit të trajtohen më ndryshe.

Sipas mediave italiane, Agnelli ua ka propozuar një plan krerëve të klubeve italiane që t’i rihapin pjesërisht stadiumet kah mesi i korrikut.

Ideja është që të lejohet fillimisht vetëm 10 për qind e kapaciteteve dhe pastaj të ngritet në 25 për qind. Kjo nuk është diçka e njëanshme, pasi që disa vende po planifikojnë që t’i lejojnë disa tifozë në stadiume që nga muaji qershor.