Prej orës 18:00 në Tiranë vazhdon protesta e qytetarëve për vrasjen e Klodian Rashës, e cila fillimisht nisi paqësisht.

Vetëm pak pas nisjes protestuesit nisën marshimin e tyre, i cili u shoqërua me shkuljen e tabelave dhe sinjalistikave rrugës, hedhjes se kapsollave dhe thirrjeve ndaj policisë.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i policisë e cila i shpërndau ata me gazlotjellës, raportojnë madiat nga Tirana.

Pas kësaj protestuesit u ndanë dhe për momentin shumë prej tyre janë ndarë në grupe të vogla nëpër lagje.

Ndërkohë, policia ka nisur shoqërimet e para të protestuesve. Të rinjtë kanë hedhur shashka duke thirr “Rama ik” dhe “Poshtë diktatura”.

Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, protestuesit kërkojnë dhe largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu/Telegrafi