Shala: Të gjitha lokalet në veri janë të hapura

Ministri për Tregti dhe Industri, Endrit Shala tha sot se të gjitha lokalet në pjesën veriore të vendit janë të hapura.

Sipas tij, qytetarët e asaj pjese mund të furnizohen me produktet ushqimore të përditshme.

Postimi i plotë i ministrit Shala në FB:

Pas një veprimi dy ditor të Qeverisë së Kosovës-Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që t’iu qëndrojmë pranë qytetarëve tanë nga veriu, në përmbushje të obligimeve tona ligjore dhe kushtetuese, iu informoj se sot të gjitha lokalet në pjesën veriore të vendit janë të hapura, pas detyrimeve nga jashtë për mbylljen e tyre.

Qytetarët e asaj pjese mund të furnizohen me produktet e tyre ushqimore të përditshme.

Dua t’i falënderoj kompanitë pjesëmarrëse në aksionin e këtyre dy ditëve “Viva Fresh”, “ETC”, “Meridian”, “InterEx”, “QTA”. Ne do të vazhdojmë t’iu qëndrojmë qytetarëve të Kosovës, pa dallim kudo që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Ju faleminderit.