SHBA fton në takim urgjen Këshillin e Sigurimit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ftuarnë takim urgjent Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në takimin e kërkuar për të hënën, SHBA kërkon që në KS të OKB-së të diskutohet çështja e Iranit.

SHBA synon që të rrisë presionin ndërkombëtar ndaj Iranit pas incidenteve të fundit të paraqitura në Ngushticën e Hormuzit.

ABD, BMGK'yı acil toplantıya çağırdı

SHBA pretendon se si rezultat i sulmit të forcave iraniane, dje ka ardhur deri të rrëzimi i fluturakes amerikane pa pilot të tipit RQ-4 Global Hawk, që kushton hiq më pak se 160 milionë dollarë. Irani nga ana tjetër ka kundërshtuar pretendimet amerikane për përfshirjen e saj të mundshme në rrëzimin e fluturakes e cila konsiderohet ndër teknologjitë më të avancuara të fluturakeve pa pilot.

Ditë më parë, po në Ngushticën e Hormuzit, dy anije transportuese janë sulmuar. SHBA-të përgjegjëse edhe të këtij sulmi e kanë konsideruar Iranin, ndërkohë që kjo e fundit i ka kundërshtuar pretendimet e tilla të SHBA-ve.