SHBA i cakton afat Turqisë

Mediat perëndimore raportojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë afat Turqisë deri në fund të muajit qershor që të heq dorë nga blerja nga Rusia e sistemeve të mbrojtjes S-400.

Nëse Turqia nuk do të heqë dorë nga kjo blerje, që nga SHBA dhe NATO shihet si veprim kundër interesave të Aleancës Euro-Atlantike, atëherë ky shtet raportohet se do të përjashtohet nga programi i prodhimit të aeroplanëve luftarak të gjeneratës së fundit F-35.