SHBA i ofron aleatit të saj ndihmë ushtarake prej 250 milionë dollarësh

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se janë të gatshëm që të ofrojnë ndihmë ushtarake që arrijnë vlerën prej 250 milionë dollarësh aleatit të saj në Evropën Lindore, Ukrainës.

Këto ndihma pritet të orientohen në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale të Ushtrisë së Ukrainës për të rritur efikasitetin e saj përballë ndikimit rus në këtë shtet.

Bashkë me vlerën e fundit të deklaruar, mbështetja financiare e SHBA-ve për forcat ukrainase që nga viti 2014 kap vlerën prej 1.5 miliardë dollarësh.