SHBA-Iranit: Guxoni e prekni qytetarët amerikane

Shtetet e Bashkuara e paralajmëruan Teheranin se po e marrin seriozisht çdo kërcënim të tij dhe do ta konsiderojnë përgjegjës nëse kompromenton sigurinë e çdo shtetasi amerikan.

Reagimi erdhi në formën e një mesazhi në Twitter nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, pak pasi Republika Islamike njoftoi sanksione kundër qytetarit amerikan Mark Dubowitz dhe fondacionit të tij nën akuzën e të ashtëquajturit “terrorizëm ekonomik amerikan”.

Pretendimet e ngritura ndaj think tank-ut përfshinin përhapjen e gënjeshtrave, lobimin dhe propagandën kundër Iranit. Misioni i grupit të shënjestruar nga regjimi i ajatollaheve është të ekspozojë shkeljen e të drejtave të njeriut.

Ai është shfaqur sakaq edhe si mbështetës i masave të ashpra të Washingtonit kundër vendit Islamik. Tensionet mes dy shteteve kanë ardhur në përshkallëzim që kur presidenti Donald Trump i tërhoqi në mënyrë të njëashme Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore vitin e kaluar.

Shkak për këtë lëvizje u bënë shqetësimet rreth programit Iranian të raketave balistike dhe influencës rajonale të Teheranit. SHBA-ja vendosi sanksione të cilat ia bllokojnë në masë të madhe Iranit mundësinë për të shitur nafte jashtë kufijve, një burim jetik fitimi ky për regjimin Iranian.