SHBA-ja dhe talibanët rinisin bisedimet

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve kanë njoftuar për rifillimin e negociatave, për herë të parë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump papritur ndërpreu bisedimet tre muaj më parë. Këto bisedime kanë për qëllim dhënien fund të luftës pothuajse 19-vjeçare në Afganistan.

I dërguari i SHBA-së, Zalmay Khalilzad raportohet se është takuar me zyrtarët talibanë në Katar më 7 dhjetor dhe bisedimet do të vazhdojë edhe sot.

Rinisja e bisedimeve pason vizitën e papritur të presidentit Trump në Afganistan, ku vizitoi trupat amerikane atje dhe shprehu dëshirën që “talibanët duan të arrijnë marrëveshje dhe ne do të takohemi me ta”.

Por, të dyja palët nuk konfirmuan rinisjen e bisedimeve deri më 7 dhjetor.

Në deklaratën e SHBA-së duhet se takimet e reja fillimisht do të fokusohen në zorimin e talibanëve për të ulur dhunën, por qëllimi më i madh i bisedimeve është një armëpushim i përhershëm.

Lideri i krahut politik të talibanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, tha se ai do të udhëheqë bisedimet për talibanët.

Talibanët – që kontrollojnë rreth gjysmën e territorit të Afganistanit – vazhdimisht kanë refuzuar që të negociojnë me Qeverinë afgane.

Grupi radikal e akuzon qeverinë në Kabul se është “kukull” e Shteteve të Bashkuara.

Khalilzad, që raportohet se është takuar me presidentin afgan, Ashraf Ghani në Kabul javën e kaluar, po ashtu ka thënë se do të kërkojë që talibanët të zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit e Qeverisë afgane.