SHBA kërcënon Turqinë me sanksione

Mediat turke citojnë Ministrin e Mrojtjes se Turqisë, Hulusi Akar të ketë deklaruar se Turqia duhet të jetë e gatshme ndaj sanksioneve të mundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Akar ka paralajmëruar se në momentin që nga Rusia në Turqi të arrijnë pajisjet e sistemit të mbrojtjes raketore S-400, ky vend mund të përballet me sanksionet e ashtuquajtura CAATSA.

CAATSA (Countering America’s Adversaries Through Sanctions Act) është kategori e sanksioneve të cilën SHBA ua vendosin shteteve të cilët cilësohen si “kundershtarë të Amerikës”.

Dëshira e shtetit turk për të blerë sistemet ruse të mbrojtjes raketore ka shkaktuar ngritje të tensioneve në mes dy aleatëve të NATO’s.