SHBA: Kina manipuluese e këmbimeve valutore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zyrtarisht e ka cilësuar Kinën si manipuluese të këmbimeve valutore.

Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Financave e SHBA-ve, Kina cilësohet si manipuluese e këmbimeve valutore.

SHBA akuzon Kinën, se me ndërhyrje të drejtpërdrejtë në tregun valutor, në mënyrë manipulative vlerën e valutës kineze yuan është duke e mbajtur në nivel të ulët duke shkaktuar konkurencë të pabarabartë në tregjet ndërkombëtare.

Viteve të fundit është ashpërsuar lufta tregtare në mes SHBA-së dhe Kinës duke ndikuar edhe në rënie të shpeshta të tregjeve globale dhe duke shkaktuar pasiguri ekonomike në nivel global.