SHBA miraton shitjen e armatimit në vlerë prej 1.5 miliardë dollarëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar pakon për shitjen e armatimit në vlerë të pëgjithshme prej 1.5 miliardë dollarësh.

Shtetet të cilat do të blejnë armatimin në fjalë janë Egjipti, Koreja e Jugut dhe Kanadaja.

Egjipti ka blerë armatim kryesisht për nevoja të flotës detare të saj, duke përfshirë anijet luftarake “Oliver Hazard Perry” dhe anije tjera luftarake në vlerë të përgjithshme prej 554 milionë dollarëve.

Image result for oliver hazard perry

Koreja Jugore ka blerë armatim kryesisht për nevoja të forcave ajrore të saj, duke përfshirë 30 njësi të aeroplanë pa pilot “RQ-4 Block” dhe pajisje tjera në vlerë të përgjithshme prej 950 milionë dollarëve.

Image result for RQ-4 Block

Kanadaja ka blerë teknologji të avancuar ushtarake, duke përfshirë 152 njësi të pajisjeve të vëzhgimit për nevoja ushtarake në vlerë të përgjithshme prej 44 milionë dollarëve.

Related image