SHBA paralajmëron shtetasit e saj për kujdes gjatë qëndrimit në Turqi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim për shtetasit e saj të cilët planifikojnë të vizitojnë Turqinë.

Në paralajmërim theksohet se në zona të caktuara të Turqisë është ritur rreziku sulme të mundshme terroriste dhe kidnapime apo ndalesa të dhunshme.

Në njoftimin e lëshuar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësohet se zonat më rrezikshmëri të lartë janë zonat afër kufirit të Turqisë me Sirinë dhe me Irakun.

Krahas kësaj, në njoftim jipet paralajmërim për rritje të rrezikut edhe për vizitat në qytetet Batman, Bingol, Bitlis, Diyarbakir, Gaziantep, Hakkari, Hatay, Kilis, Mardin, Sanliurfa, Siirt, Sirnak, Tunceli dhe Van.

Të gjitha qytetet e përmendura janë të shtrira në zonën juglindore të Turqisë ku është e koncentruar pjesa më e madhe e kurdëve.