SHBA reagon ndaj protestave në Iran

Presidenti Donald Trump thotë se është indiferent në lidhje me perspektivën e bisedimeve me Iranin pas dy javë sulmesh dhe kundërpërgjigjesh dhe vendosjen e sanksioneve të reja që vënë në shënjestër ekonominë iraniane.

Këshilltari i tij i sigurisë kombëtare Robert O’Brien i tha rrjetit CBS se Irani është “duke u djegur”, dhe se zyrtarët amerikanë shohin një mundësi për të intensifikuar më tej presionin ndaj drejtuesve të vendit për t’i lënë ata pa zgjidhje tjetër veç negociimit.

“Në fakt, nuk dua t’ja dijë nëse ata negociojnë,” tha presidenti Trump në Twitter të dielën vonë. “Është në dorën e tyre, por asnjë armë bërthamore dhe “mos vritni protestuesit tuaj”, tha presidenti në Twitter.

Protestat antiqeveritare shpërthyen përsëri të dielën mbrëma në Iran në ditën e dytë demonstrimeve kundër ushtrisë, që fillmisht mohoi dhe më pas pranoi se qëlloi gabimisht një avion civil ukrainas javën e kaluar, duke vrarë të 176 pasagjerët në bord.

“Ata gënjejnë se armiku ynë është Amerika, armiku ynë është këtu,” brohoriste një grup protestues pranë një universiteti në Teheran. / VOA

Tags: , ,