SHBA rikonfirmon mbështetjen e fuqishme për FSK-në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuara për të mbështetur Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett me rastin e vizitës së Sekretarit të Ushtrisë Amerikane, Mark T. Esper.

“Jam i kënaqur që e kishim për vizitë në Kosovë, Sekretarin e Ushtrisë, Mark T. Esper. Diskutuam për angazhimin e Ushtrisë së SHBA-së lidhur me sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë duke i dhënë mbështetje Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe FSK-së”, ka shkruar ambasadori Kosnett në Twitter.

Ai ka theksuar se do të vazhdojë mbështetja e SHBA-së përmes misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.