SHBA rikthen dënimin me vdekje

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë vendim të rifillojë përdorimin e dënimit me vdekje dhe planifikon pesë ekzekutime.

Qeveria amerikane është e vendosur të kryejë dënimin me vdekje për herë të parë pas 16 vitesh.

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, William Barr, njoftoi të enjten se pavarësisht kritikave ndaj dënimit me vdekje si “të pamoralshme dhe me të meta të thella”, planifikojnë ekzekutimin e pesë të burgosurve federalë me vdekje gjatë muajve dhjetor dhe janar.

Kongresi Amerikan ka autorizuar dënimin me vdekje përmes legjislacionit të miratuar nga të dyja dhomat e Kongresit dhe të nënshkruar nga Presidenti i SHBA-ve.

Ekzekutimet do të zhvillohen në dhjetor dhe janar në burgun e sigurisë së lartë të SHBA-ve, Terre Haute në Indiana.