SHBA – Shtyhet kuvendi ku Joe Biden do të shpallte kandidaturën për President

Në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokrate po e shtyn Kuvendin e saj për emërimin e kandidatit për president për në javën e 17 gushtit.

Ky vendim erdhi pasi Joe Biden, që pothuajse është e sigurt që do të jetë kandidati i kësaj partie, tha se nuk mendonte se ishte e mundur të mbahej një kuvend normal në korrik për shkak të koronavirusit.

Pandemia po detyron demokratët dhe repubikanët që të rishikojnë planet për kuvendet e tyre në verë, që tradicionalisht shënojnë fillimin e fazës intensive të sezonit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Zoti Biden e bëri deklaratën në një intervistë të mërkurën në mbrëmje në televizionin NBC.

Republikanët po shprehin bindjen se mund ta mbajnë kuvendin e tyre që është planifikuar të mbahet në fund të gushtit./voa.

Tags: