SHBA tejkalon Italinë me numrin e viktimave nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Italinë të shtunën, duke u kthyer në shtetin me më së shumti të vdekur si pasojë e koronavirusit.

Autoritetet amerikane kanë raportuar për më shumë se 19,600 të vdekur prej kur ka shpërthyer virusi në SHBA, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Gjatë ditës së shtunë është raportuar për më shumë se 2,000 të vdekur brenda 24 orëve.

Ekspertë për shëndetin publik kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve në SHBA mund të arrijë në 200,000 nëse masat e pashembullta për qëndrim në shtëpi dhe mbyllje të bizneseve lehtësohen pas 30 ditëve.

Megjithatë, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se dëshiron që jeta t’i kthehet normalitetit sa më shpejt që është e mundur.

“Mua do të më duhet të marr një vendim, dhe i lutem Zotit që do të jetë vendimi i drejtë. Është vendimi më i madh që kam marr ndonjëherë”, ka thënë Trump para gazetarëve. / REL

Tags: ,