Shefi i Grupit parlamentar rë VV-së akuzon Qeverinë Hoti për gjendjen në të cilën po kalon vendi

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka akuzuar Qeverinë Hoti për gjendjen nëpër të cilën po kalon vendi me pandeminë.

Në fjalën e tij, në seancën e re plenare, ai tha se shumëçka mund të fshihet me jotransparencë, por jo edhe humbja e jetës së qytetarëve.

Sipas tij, prej që Qeveria Hoti është në detyrë, që ai e quajti “Qeveri ilegale”, Kosova po shënon rekorde të zeza sa u përket të infektuarve me COVID-19 dhe të vdekurve.

Punëtorët shëndetësorë i quajti ushtarë të braktisur në front.

“Kriza tashmë e ka metastazuar vendin, ka krizë shëndetësore, humanitare e morale. Atë politike nuk po e llogarisë fare”, tha Selimi.