Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Pejës dënohet me burg

Gjykata Themelore në Pejë, të hënën, ish- shefin e kabinetit në Komunen e Pejës, Durim Sheremetin, e ka shpallur fajtor dhe dënuar me 6 muaj burgim, mirëpo i njëjti dënim mund t’i shndërohet në dënim me gjobë në shumë prej 7 mijë euro.

Ndaj Sheremetit është shqiptuar edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratë publike për 2 vite.

Kurse të akuzuarit Gëzim Shala, Gëzim Lajqi dhe Ruzhdi Zhara u dënuan me nga 6 muaj burgim me kusht, në afat verifikimi prej 1 viti.

Ilir Kelmendi dënua me 6 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë, ku me pëlqimin e tij, dënimi me burgim u shndërrua në dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro, të cilën detyrohet ta paguaj në afat prej 3 muajsh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Ndaj tij u shqiptua dënimi unik në shumën prej 7 mijë euro.

#Pejanefokus