Shefi i kuvendarëve të AAK-së, Baldedaj, akuza Haskukës se po lejon ndërtime të egra

Shefi i GK të AAK-së në Kuvendin e Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka akuzuar kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka dhe qeverisjen e tij se po lejon zhvillimin e krimit në ndërtime të larta, përmes një reagimi në rrejtin social Facebook: Postimi i plotë-

Në Prizren me pushtetin e Mytaher Haskukës po ndodhë krimi në ndërtimin e lartë.Në Prizren po lulëzon krimi i ndërtimeve të larta. Mytaher Haskuka dhe Lëvizja Vetëvendosje bashkë me partnerët e koalicionit lëshojnë leje në hapësirat ku nuk ka as plan rregullativ, lejon ndërtime 9 katëshe ku nuk ka të drejtë të jap as leje.Edhe më larg shkon ky pushtet sa lejon ndërrimin e pronës në qendër të qytetit pa vendim të Kuvendit Komunal. Edhe më keq në këtë pazar nuk përfiton Komuna e Prizrenit.Nga ndërrimi ilegal i parcelës por përfitojnë dy tre persona, ndërsa ka një vendim të Gjykatës për të cilin përfaqësuesi ligjor i Komunës fare nuk ka bërë ankesë ndaj këtij vendimi.E kemi duke u ndërtuar një hotel afër kufirit dhe afër autostradës, që veç me kushte urbanistike.Mytaher Haskuka dhe vartësit e tij po sillen sikur qyteti i Prizrenit të ishte pashallëk i tyre,prandaj e ftoj prokurorinë që t’i hetojë të gjitha këto raste dhe ta ndalojë keqqeverisjen.