Shehu paralajmron futjen e Prizrenit në karantinë

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, njofton se pas konfirmimit të mbrëmshëm të tre rasteve të reja  të infektuar me coronavirus, gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 26 persona.

Persona e testuar  dyshohet të kenë pasur kontakte me të infektuarit, dhe në rast se rritet numri pas rezultateve që pritet të bëhen publike sonte, edhe komuna e Prizrenit mund të vendoset në karantinë, thekson ai.

Drejtori Shehu, edhe një herë apeloi tek të gjithë qytetarët që të përfillin të gjitha rekomandimet nga institucionet në parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe ruajtjes së shëndetit publik.