Shembet dheu në Prishtinë, veturat bien në hendek

Në një fotografi të publikuar nga ‘Klan Kosova’ shihet vetura e një qytetari teksa kishte rënë në një hendek në afërsi të një zone ndërtimore.
Deri më tani nuk kemi ndonjë reagim zyrtar të Komunës së Prishtinës apo edhe institucioneve tjera kompetente, mbi rastin në fjalë.
Kujtojmë që Prishtina shpesh është përballur me situate të tilla të shembjes së dheut në lagje e zona të ndryshme të saj, të cilat kryesisht janë përcjellur vetëm me dëme materiale e fatmirësisht pa lëndime të njerëzve.