Shembet ndërtesa e fundit, për t’i hapur rrugë Arenës Kombëtare

(nga TopSporti.com) – Sot në qytetin e Tiranës është shembur edhe ndërtesa e fundit, nga aksi qendror i Tiranës, për të hapur sheshin Italia për Arenën Kombëtare.

Kryetari i qytetit të Tiranës ka publikuar një video ku shihen mjetet e rënda, që nisin rrënimin e një objekti, ndërsa Arena Kombëtare në anën tjetër është në prag të përfundimit edhe pse mbetet në pikëpyetje nëse do të jetë e gatshmë për ndeshjen e shtatorit, kur kuqezinjtë presin Islandën në Shqipëri dhe ende s’kanë caktuar përfundimisht stadiumin ku do të luhet.