Shënohen edhe 6 viktima me COVID-19 në Kosovë, totali shkon në 164 viktima

Gashtë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë janë konfirmuar edhe 213 raste të reja me koronavirus.

Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të IKSHPK-së, të publikuar pak më parë.

Numri i të vdekurve tashmë ka shkuar në 164, ndërsa numri i rasteve të infektimeve në 6.680.

Bindshëm më së shumti raste të reja ka në Prishtinë – 89. Në Prizren janë 17 raste të reja, në Ferizaj 15 raste, kurse në Gjilan 12 raste etj.

Numri total i rasteve pozitive është 6.680 raste nga 33.289 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 164 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 109 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.614 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.902.