Shënohen edhe tre viktima nga COVID-19 në Kosovë

Tri vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e premte. Me tri rastet e reja, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 58.

Të enjten, IKSHPK-ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 55 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit.

Në Kosovë aktualisht janë 1.296 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 3.178 raste pozitive, me 1.824 prej tyre që janë shëruar.

IKSHP në të kaluarën për rastet e vdekjeve lëshonte komunikata të veçanta dhe njoftime për secilin rast, mirëpo që nga rritja e rasteve të reja me COVID-19, IKSHP për rastet e vdekjes njofton në kohën kur i publikon rezultatet e testimeve për numrin total të viktimave, duke mos sqaruar në veçanti për rastet e vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar edhe 114 raste të reja me COVID-19.

“Sot më 03 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 304 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 114 raste pozitive”, ka bërë të ditur IKShPK,

Nga këto komuna janë 114 rastet e reja me Coronavirus