Shënohen edhe tre viktima që ishin me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK  janë testuar gjithsej 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive.

Ndërsa IKSHP gjithashtu në raportin 24 orësh ka njoftuar se në Kosovë janë gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, ndërsa në raportin 24 orësh të publikuar mbrëmë kanë qenë 79 viktima.

Sipas këtij raporti që nga ora 00:00 pas mesnate deri më tani janë shënuar edhe 3 viktima tjera, ksëhtu Kosova tashmë disa ditë me radhë po shënon viktima me COVID-19

Numri total i rasteve pozitive 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese