Shënohet 20-të vjetori i Ditës së Çlirimit të Istogut

Komuna e Istogut, nën patronatin e kryetarit, Haki Rugova, ka shënuar 20 Qershorin Ditën e Çlirimit të Istogut, kjo ditë u shënua me aktivitete të ndryshme.


Aktivitetet filluan në sallën e Kuvendit Komunal ku u mbajt një seancë solemne, me ç’rast kryesuesi i Kuvendit Komunal, Çaush Balaj, mbajti një fjalim rasti me rastin e 20 qershorit ditës se çlirimit të Istogut, më pas për të vazhduar vendosjen e kurorave me lule tek lapidari i dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog.