Shënohet Dita Olimpike

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se 25 komuna të Kosovës kanë shënuar sot edicionin e tetë të Ditës Olimpike 2019, në të cilën kanë pjesë rreth 15 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës.

Fëmijët vrapuan në sheshet e komunave të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës,Vushtrrisë, Podujevës, Skënderajt, Suharekës, Drenasit, Vushtrrisë, Dragashit,Obiliqit, Kaçanikut, Deçanit, Fushë Kosovës, Rahovecit, Shtimjës, Klinës, Vitisë,Istogut, Kamenicës, Junikut, Hani i Elezit dhe Malishevës.

Aktiviteti kryesor u mbajt në Prishtinë, ku mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili pasi përshëndeti fëmijët vrapoi bashkë me ta, ndërsa Ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, mori pjesë në hapjen e Ditës Olimpikenë Ferizaj.

Dita Olimpike ushënua në kuadër të përvjetorit të 27-të të themelimit (27 maj 1992) të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, përgëzoi fëmijët për pjesëmarrjen masive nga viti në vit.

“Ju fëmijët ePrishtinës në vitin 2012 keni qenë katër vjeçar, kur filluat për herë të parëdhe sot janë rreth 15 mijë fëmijë të cilët kanë vrapuar në tërë Kosovën. Urime për të gjithë”, tha presidenti Hasani.

Në kategorinë emeshkujve (Prishtinë) vendi i parë i takoi, Rin Ahmetit, i dyti Flamur Bulliqi, ndërsa i treti përfundoi Erion Beha, ndërsa tek femrat vendin e parë e zuri: Medina Fejza e ndjekur nga Erisa Avdullahu dhe Medina Bilalli.

Të gjithë fëmijëtnë të gjitha komunat morën fanella, medalje për pjesëmarrje dhe për tri vendete para.