Një 77-vjeçar në qytetin e Kuçovës është viktima e parë e vapës së padurueshme të kësaj vere në qytetin e Kuçovës.
Kryefamiljari është gjetur pa ndjenja në rrugë, disa kilometra larg nga banesa e tij, nga kalimtarët e rastit.
Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit por mjekët e spitalit deklarojnë se 77-vjeçari mbërriti në gjendje të vdekur në spital.
Pas ekzaminimit mjekoligjor të viktimës,është deklaruar se vdekja ka ardhur për shkak të “kardiomiopisë së dilatuar” e quajtur ndryshe “zmadhimi i zemrës”.
Sipas mjekëve,kjo diagnozë prek të sëmurët kronikë me zemër dhe vjen si rezultat i dehidratimit për shkak të mospërballimit të temperaturave të larta.
Ferit Kuçi,77-vjeç,nga Ferma Partizani në Kuçovë, ka shënuar sot edhe viktimës e parë nga vapa në qarkun e Beratit,ku 3-ditët e fundit temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë celsius,ndërkohë që në qytetin e Kuçovës termometri këto ditë ka arritur në 41 gradë celsius,për shkak të puseve të naftës. / Top Channel
top-channel.tv/2019/07/07/vapa-shenon-viktimen-e-pare-ne-kucove/