Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë analizave të bëra sot janë shënuar edhe 23 raste pozitive me coronavirus, duke e dërguar kështu në total 250 numrin e të prekurve në Kosovë.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se janë shëruar 14 persona, ndërsa në total deri më tani janë shëruar 52 persona.