Shërohet një pacient i infektuar me COVID-19

Një ( 1 ), pacientë i infektuar me COVID-19  është shëruar gjatë ditës së sotme.

Kështu ka bërë të ditur Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi.

Deri tani janë shëruar 38 pacientë në Kosovë nga coronavirusi.

Sot më 09 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e tetë (38).

Ndërsa është raportuar edhe për tre persona të infektuar gjatë ditës së enjëte.

Gjithashtu IKSHPK-ja ka njoftuar se një person ka vdekur nga ky virus, duke shkuar në 7 numri i të vdekurve në Kosovë.