Shërohet pacientja e parë nga Vushtrria nga COVID-19

Eshtë shëruar pacientja e parë me coronavirus nga komuna e Vushtrris.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune Xhafer Tahiri, përmes një njoftimi në Facebook,dhe thotë se sot pritet të lirohet nga Klinika Infektive.

Tahiri përmes këtij postimi ka ftuar qytetarët ti respektojnë masat dhe të ndihmojknë qytetin e Vushtrris.

Postimi i plotë:

Pacientja e parë në Vushtrri me Coronavirus tashmë është shëruar 🙏
Ajo sot lirohet nga Klinika Infektive.
Sonte presim ende lajme të mira.
Pas çdo vështirësie vie lehtësimi, këtë betejë po e fitojmë bashkë. Faleminderit punëtorëve shëndetësor ata janë heronjt tanë. Faleminderit qytetarëve për patriotizmin qytetar.
Ju ftoj të vazhdojmë me angazhim e disciplinë, ti respektojmë masat dhe të ndihmojmë qytetin e qytetarët.
#rrinshpi ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin