Shfuqizohet vendimi për targat (Dokument)

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka shfuqizuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për anulimin e tenderit për furnizim me targa për regjistrimin e automjeteve.

MPB kishte vendosur të anulojë tenderin në vlerë prej 1.6 eurosh me pretendimin se ofertat e paraqitura për targa nuk ishin në përputhje me specifikacionin teknik të kërkuar nga kjo Ministri.

Me një vlerësim të tillë të MPB-së nuk është pajtuar OSHP, e cila e ka konstatuar si të bazuar ankesën e njërit prej ofertuese ndaj anulimit të tenderit.

Vendimi i OSHP-së obligon MPB-në të kthejë në rivlerësim tenderin 1.6 milionë eurosh për furnizim me targa për regjistrimin e automjeteve. Në bazë të këtij vendimi, pritet që për një kohë të shkurtë të zgjidhet problemi i furnizimit me targa për vozitësit e automjeteve në Kosovë.

Më poshtë gjeni vendimin e OSHP-së.

https://oshp.rks-gov.net/repository/docs/vendimet/2019/159-19vend.pdf