Shifra alarmante për sezonin turistik, 1 mijë e 256 aksidente trafiku

Sezoni turistik mbyllet me një bilanc të lartë aksidentesh rrugore në Shqipëri jo vetëm për shkak të mos respketimit të rregullave të qarkullimit, por shpesh edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës në rrugë.

Muaji gusht kur dhe qarkullimi i automjeteve u shtua ka regjistruar 752 aksidente rrugore pothuajse dy fishi i muajit korrik ku pati 412 aksidente .

Po kështu kanë humbur jetën 17 persona vetëm në gusht.

Numrin më të madh të aksidenteve e mban qyteti i Tiranës e më pas ato zhvendoset në zonat bregdetare ku ishin përqendruar pushuesit. Por nuk mbeten më pas edhe qytetet të cilët tërheqin turistë të shumtë të huaj dhe vendas. Këtë vit ka një rënie të personave të mbytur në det.

Qendra Kombëtare e Urgjencave e Shqipërisë ka bërë dhe një klasifikim të aksidenteve sipas pasojave në shëndet ku 228 prej aksidenteve rrugore kanë qenë me rrezikshmëri të lartë për jetën.

Aksidentet rrugore të këtij viti kanë nxjerrë në pah dhe problematikën me rrugët tona të cilat tanimë do t’i drejtohen me një raport Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

Pavarësisht infrastrukturës mbetet në ndërgjegjen e gjithsecilit për të drejtuar makinën duke respektuar rregullat e qarkullimit për të ruajtur vetën e tij dhe për të mos rrezikuar jetën e tjetrit. / TCH