Shigjetarja jonë e vetme, Ardita Zejnullahu, mbyll garat Minsk 2019

Shigjetarja e vetme nga Kosova në këtë sport, Ardita Zejnullahu, ka mbyllur garat në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Ajo u eliminua nga britanikja favorite, Michaela Bryony Pitman, në 1/32 e finales, me rezultat 6:0.

Ardita deklaroi pas garës se kjo ishte një përvojë e mirë e fituar në Minsk, por që ka shpresuar që sot të ketë paraqitje më të mirë.

Edhe trajneri Fehmi Bylykbashi, tha se pjesëmarrje në Lojërat Evropiane është një ëndërr, ndërsa Arditës i mungoi përvoja, sidomos sot ndaj britanikës, ku kishte edhe emocione.