Shikoni “bombën” e Muriqit

Sulmesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar një gol spektakular për ekipin e tij Fenerbahçe.

Muriqi ka bombarduar portën e rivalit të Fenerbahçes, Gazisehir, në minutën e 17-të, në kuadër të Superligës së Turqisë.

Ndeshja ka përfunduar me fitore të thellë 5-0 të Fenerbahçes. Golashënues tjerë për ekipin turk kanë qenë edhe Moses (6′), Belezoglu (24′), Dirar (74′) dhe Kadioglu (88′).