Shikoni çfarë bën tajfuni në Japoni (VIDEO)

Japonia është goditur nga tajfuni Hagibis i cili konsiderohet të jetë më i fuqishmi në 60 vitet e fundit.

Banorët nga zonat e prekura nga tajfuni kanë publikuar foto të qiellit e cila ka marrë pamje të frikshme para goditjes së tajfunit.

Tajfuni Hagibis, që po cilësohet si “shumë i fuqishëm” ka bërë që të anulohen dy ndeshje për Kupën e Botës në ragbi dhe ka anuluar mbi 1,600 fluturime.

Tajfuni është paraparë që të godasë pjesën qendrore dhe lindore të Japonisë me erëra që pritet të arrijnë deri në 216 kilometra në orë, ka njoftuar Agjencia japoneze për Meteorologji.

Kompanitë e mëdha japoneze për prodhimin e makinave, si Toyota dhe Honda, kanë mbyllur fabrikat e tyre dhe shumë dyqane të tjera ushqimore në Tokjo po ashtu janë mbyllur, për shkak të stuhisë.

Image