Shikoni nivelin e ndotjes së Ibrit në Mitrovicë (Video)

Reshjet e sotme të shiut kanë vënë në pah ndotjen e përmasave të mëdha që i bëhet lumit Ibër në Mitrovicë.

Në një video të postuar në faqen “Motrovica Sot” duket se si ujërat e zeza të këtij qyteti rrjedhin papenguar në shtratin e lumit Ibër në Mitrovicë.

Ndotja e lumenjëve është një nga sfidat më të mëdha ambientale në Kosovë dhe institucionet qendrore e lokale po tregohen të pafuqishme në trajtimin e kësaj problematike.