Shkallët e lagjes Arbëria janë mbuluar nga balta si pasojë e rreshjeve të shiut sot në Prishtinë.
Komuna e Prishtinës ka investuar mjete të mëdha për rehabilitimin e kësaj pjese të kryeqytetit por shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë gjatë ditës ka dëmtuar shkallët emblematike të qytetit.

Fotografia është publikuar nga faqja në rrjete sociale e quajtur “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”.