Shkarkohet nga detyra

Interi sot edhe zyrtarisht ka shkarkuar nga detyra trajnerin e ekipit, Luciano Spalletti.


Ai pritet të zëvendësohet nga ish trajneri i Chelseat dhe Juventusit, Antonio Conte.


Spalletti që ka pasur kontratë me Interin deri në vitin 2021, ka arritur që të dërgoj ekipin nerazzurr për herë të parë pas gjashtë vitesh në Ligë të Kampionëve në stinorin e parë të detyrës së tij.


Ai këtë sezon përsëri ka arritur ta shpijë Interin drejt Ligës së Kampionëve, duke përfunduar i katërti në renditjen e Serie A-së, pas fitores në xhiron e fundit të stinorit ndaj Empolit.


Në anën tjetër, Conte që pritet të merr drejtimin e skuadrës nga qyteti i modës, është i papunë që prej korrikut të vitit të kaluar. (nga TopSporti.com)